Atë Anton Luli, jezuiti shqiptar që e bëri të qante Papën Gjon Pali II.
(09.03.2007 RV) (Lohe, Koplik, 17 korrik 1910 - Romë, 9 mars
1998). Atë Antoni e bëri të qante Karol Vojtilën duke treguar historinë
e martirizimit të klerit shqiptar nën diktaturën komuniste e historinë e jetës së
tij të jashtzakonshme, në sa merrte pjesë në kremtimet për 50-vjetorin e meshtarisë
së Gjon Palit II në Vatikan më 7 nëntor 1996. Aq e jashtzakonshme ishte kjo jetë,
sa sivëllezërit jezuitë nëpër botë e dinin të martirizuar, duke mos pasur prej vitesh
asnjë lajm prej atij, që ishte varrosur për së gjalli ndër burgje e kampe përqëndrimi.
Prandaj, kur munden ta takojnë përsëri, gati –gati si të dalë nga varri, i kushtuan
librin “Già dato per martire” (përkthyer shqip me titullin “Atë Lulin ne e dinim martir”)
- botuar më 1996 nga Civiltà Cattolica. Pikërisht dëshmitë rrënqethëse të këtyre
viteve u solli me vete sivëllezërve jezuitë Atë Luli, kur më në fund doli i gjallë
nga varri dhe nisi të tregojë, që breznitë e sotme e të ardhme të mos harrojnë, ta
ruajnë lirinë si gjënë më të shtrenjtë, në se nuk duan të rijetojnë tragjedinë e atyre
që, edhe në varr, i kanë mbi eshtra shenjat e martirizimit .I gjallë në arkivin tonë,
zëri i tij na flet, na porosit: