2007-03-07 17:00:39

Pas 16 vjetësh kardinali Kamilo Ruini largohet nga detyra e kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane.


(07.03.2007 RV)Në vend të tij Papa emëroi kryeipeshkvin e Gjenovës, imzot Angjelo Banjaskon. Ky emërim u njoftua njëkohësisht nga Salla e Shtypit e Vatikanit, nga zyrat qëndrore të KII dhe nga dioqeza e Gjenovës.
Imzot Banjasko lindi në Ponteviko, në provinçën e Breshies, më 14 janar 1943. U shugurua meshtar më 29 qershor 1966. Pas diplomimit në filozofi pranë Universitetit të Gjenovës, ushtroi detyrën meshtarake në famulli e pranë Fakultetit teologjik të Italisë veriore. Më 2003 u emërua kryeipeshkëv ushtarak për Italinë, ndërsa më 29 gusht 2006, kryeipeshkëv metropolit i Gjenovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.