2007-03-07 18:09:35

Papa Benedikti XVI priti në audiencë Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kolë Berishën


(07.03.2007 RV)RealAudioMP3 Sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha u takua me Papën Benedikti XVI në Vatikan. Kryeparlamentari Berisha e informoi Atin e Shenjtë për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe për të ardhmen e saj. Para se të nisej, Berisha e vlerësoi shumë këtë takim, duke pasur parasysh ndërmjetësimin e Vatikanit në proceset ndërkombëtare. Prandaj gjatë takimit të sotëm, Kryeparlametari i Kosovës kërkoi nga Papa Benedikti XVI të përdorë ndikimin dhe fuqinë e tij në qendrat e vendosjes për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Kryeparlamentari Berisha shpreson se Vatikani do të ndërmjetësojë për Kosovën. Kjo është hera e dytë brenda gjashtë muajve që Kryeparlamentari Berisha e viziton Selinë e Shenjtë në Vatikan, në emër të Ekipit të Unitetit.Të dëgjojmë intervistën që zoti Kolë Berisha i dha kryeredaktorit të programit shqip pranë Radio Vatikanit, dom David Gjugjës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.