2007-03-07 18:09:41

Ahtisari u paraqet palëve ndryshimet në planin për statusin.


(07.03.07 RV)Sot, kryenegociatori i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari u ka dorëzuar serbëve dhe kosovarëve ndryshimet në planin e tij, që marrin parasysh vërejtjet e dala nga mbledhjet e Vjenës. Nuk është bërë publike se cilat janë, por palët do të mund të flasin për këtë në mbledhjen e fundit, më 10 mars në Vjenë. Mbrëmë, përfaqësuesi evropian për Politikën e Jashtme, Havier Solana sqaroi se vendimin e fundit për statusin e Kosovës do ta marrë Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe palët duhet ta pranojnë atë.







All the contents on this site are copyrighted ©.