2007-03-06 18:11:16

Më 24 mars Dita e XV në përkujtim të misonarëve martirë. Ne kujtojmë Atë Dajanin e Faustin, Jezuitë të vrarë nga komunistët.


(06.03.07. RV) Më datën 24 mars kremtohet Dita e XV në përkujtim të misonarëve martirë me temën “Misionarët e vrarë: shpresë për botën”. Nisma e një dite kushtuar misionarëve martirë ka lindur më 1993 nga vepra e Lëvizjes Rinore Misionare e Veprave Papnore Misionare italiane dhe tashmë është përhapur në shumë Vende të botës. Data e 24 marsit është zgjedhur ajo e vrasjes së kryeipeshkëvit imzot Oscar Romero të San Salvadorit më 24 mars 1980, e këndej që prej 15 vjetësh në këtë ditë përkujtohen edhe të gjithë misionarët që kanë vdekur në botë.
Para një bote që përherë e më tepër ka frikë nga e ardhmja, para burrave e grave që nuk janë më të aftë ta lartësojnë vështrimin e të shikojnë lartë dhe të ëndërrojnë, misionarët e vrarë na ftojnë të jemi edhe më të bindur e më të fortë në fe, të besojmë se njerëzimi i ri është i mundshëm, të shpresojmë në një të ardhme më të mirë. Kështu shkruhen në doracakun e përgatitur për kremtimin e Ditës së XV-të të misionarëve martirë, që do të shënohen me Adhurimin Eukaristik, Udhën e Kryqit e takime uratësh e gjeste tjera dashurie e bamirësie nëpër bashkësi kishtare famullitare, rregulltare e lëvizje kishtare.
E ne dëgjues të nderuar do të flasim mbi vlerën e dëshmisë dhe të gjakut të martirëve shqiptarë, sidomos ata të periudhës së regjimit ateist komunist. Do të ndalemi tek dy figurat përvjetori i vrasjes të të cilëve ishte para dy ditësh, të dielën e kaluar më 4 mars. E kemi fjalën për marirtët Atë Daniel Dajanin e Atë Giovanni Faustin, Jezuitë. Mbi figurën e tyre flasim me jezuitin e ri nga Shkodra Atë Lello LanzilinRealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.