2007-03-06 18:10:41

Më 10 mars, takimi i fundit serbo-kosovar në Vjenë.


(06.07.03 RV)Takimi i fundit ndërmjet serbëve dhe kosovarëve për statusin e Kosovës, do të bëhet në Vjenë më 10 mars, të shtunën e ardhshme. Delegacioni i Prishtinës do të kryesohet nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në të do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, kryeministri Agim Çeku, dhe liderët e dy partive më të mëdha opozitare, Hashim Thaçi dhe Veton Surroi.
Ndërkaq, nesër ekipet do të njihen me ndryshimet në planin e Ahtisarit. Sipas zëdhënësit të zyrës së kryenegociatorit të OKB-së, Remi Durlò, ato nuk do të bëhen publike më parë. Ekipi negociator i Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë ndryshim thelbësor.








All the contents on this site are copyrighted ©.