2007-03-05 17:18:14

Benedikti XVI priti sot grupin e parë të ipeshkvijve të Piemontit.


(05.03.2007 RV)Në Vatikan vijojnë vizitat ‘ad Limina’ të ipeshkvijve italianë. Këtë javë, nga 5 deri më 10 mars, e kanë radhën ipeshkvijtë e Piemontit, zonë kishtare me 17 dioqeza, 2250 famulli e 2700 meshtarë shekullarë e rregulltarë. Piemonti njihet edhe për historinë e shenjtërisë, që nis me Euzebin, ipeshkvin e Verçelit, ungjillëzues i këtyre trojeve në shekullin IV.







All the contents on this site are copyrighted ©.