2007-03-03 14:23:39

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 2-të të Kreshmeve “C"


(03.03.07 RV) Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së dytë të kohës së Kreshmeve, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Leximet biblike të kësaj së diele të dytë të Kreshmeve flasin për dëftimet e mëdha të Zotit: dëftimi i marrëdhënies së besnikërisë që e lidhë Zotin me njeriun në personin e Abrahamit, dëftimi i cakut e fatit të lavdishèm në krishtin që “na ka shndërruar në korpin e vet të lavdishëm” sipas porosisë së Palit drejtuar Filipianëve dhe së fundi dëftimi i hyjnisë së Krishtit “Birit të zgjedhur” në Shndërrimin mbi Malin Tabor.
Kështu, pas tundimeve të Krishtit, për të cilat foli Ungjilli i dielës së kaluar, dielës së parë të Kreshmeve, në këtë diele të dytë, ungjilli na paraqet Shndërrimin e Krishtit ; në përjetimin e parë dhe këte të dytin kemi një aspekt e pjesë të përbashkët: është lutja. E derisa po lutej, - Shpirti e solli -, e djalli filloj ta tundonte Jezusin; dhe akoma derisa Jezusi është në lutje, zbulohet e shfaqet hyjnia e tij.
Me lutje ngadhënjejmë dhe mposhtim të këqijat, sepse kush lutet e ka në zemër e në duarë gati gati të njëjtën fuqi të gjithëpushtetshme hyjnore; me lutje realizohet kthimi jonë nga mëkati në hirin e Zotit, të qenurit tonë njerëzor kalon në të qenurit mbinjerëzor, që plotësohet përkundëra të gjitha pengesave e vështirësive. Ungjilli i Lukës na zbulon në mënyrë të posaçme këtë vazhdimësi; elementin e lutjes do ta gjejmë në mënyrë krejt të jashtëzakonshme në uratën mbi Golgotë ku lutja i jepë Jezusit forcën ta pranoj, në errësirën e braktisjes së Atit, vullnetin e tij hyjnor. Ungjilltare më tej na thotë se dishepulli nuk ka tjetër kënd që ta kërkojë apo dëgjojë përveç Jezusit. Vetëm atë.
Pjesa Ungjillore e kësaj së diele na fton të ecim bashkë me Krishtin drejt malit të shenjtë për të kundruar fytyrën e tij të lavidshme. Duke vështruar Jezusin e shndërruar në shkëlqimin e lavdisë së tij mbi malin Tabor, ne nxitemi, mbushemi me shpresë që edhe ne do t’ia arrijmë lavdisë së jetës së përjetshme e do të shndërrohemi bashkë me Të në amshim. Me shndërrimin e vet, Jezu Krishti na kumton ngjalljen e tij e na tregon se edhe ne jemi të paracaktuar të jemi e të bëhemi pjesë e lavdisë së tij hyjnore të qiellit. Tani e përjetojmë mundimin, e pësojmë peshën e jetës së përditshme, por jemi të nxitur, jemi të frymëzuar, jemi të mbështetur e të shndërritur nga shpresa e jetës së amshuar, në të cilën Zoti na ka thirrur.
Ungjilli (Lk 9,28-36) i kësaj së diele të dytë të Kreshmeve që paraprijnë e përgatisin Pashkët, na paraqet Jezusin në udhëtim drejt Jerusalemit, drejt pagëzimit të kryqit; në një ndales gjatë udhëtimit, tre dishepujt e tij do të kenë mundësinë ta kundrojnë (sodisin) Mësuesin e shndërruar në lavdi. Edhe ne kemi të njëjtin cak e fat të lavdishëm, pohon leximi i dytë i kësaj së diele nga letra e Shën Palit drejtuar Flipianëve (Fil 3,17-4,1) ndërsa Abrahami në leximin e parë të liturgjisë së Fjalës së dielës( Zan 15,5-12.17-18) mund të kundërojë fatin e cakun në të cilin Zoti e thërret, dmth. të bëhët ati (babai) i trashëgimtarëve të panumërt.
Në këtë të diele të dytë të Kreshmeve, leximet biblike na propozojnë e dorëzojnë një përvetim, eksperiencë të gëzuar, të ngazëlluar. Dishepujt, para se ta njohin Jezusin Shërbëtorin e munduar e të vuajtur, kanë një vegim, një pamje të shkurtër por të fortë, të thellë, të lavdisë së tij. Në fytyrën e Birit të Njeriut është ( e shohin) shfaqjen, dëftimin e lavdisë së Zotit. Në fytyrën e shpërfytyruar e të munduar të sa e sa vëllezërve tanë duhet të bëjmë të shkëlqejnë rrezet e lavdisë të të shëlbuarëve.


Homelia : e diela II e Kreshmeve Viti C
Zan 15,5-12.17-18; Ps 26; Fil 3,17-4,1; Lk 9,28-36

Te dashur vellezer e motra kemi hyre tashme ne rrugetimin dyzetditor te krezhmeve. Jemi ne te djelen e dyte te kesaj kohe te forte e Liturgjia na porosit te ndjekim Krishin me tre prej dishepujve te tij, Pjetrin, Gjonin e Jakobin, mbi malin e shnderrimit. Ungjilli i Lukes na thote se Jezusi i mori me vete keta dishepuj dhe u ngjit ne mal per t'u lutur.
Shpeshhere e shohim Krishtin ne Ungjill qe hiqet menjane dhe lutet e sidomos ne caste shume te rendesishme te jetes se tij. Kesaj rradhe merr me vete edhe tre nga dishepujt e tij, pasi ka dicka per t'u treguar. Po cfare do t'u tregoje ai dishepujve te tij? “Ndersa lutej, fytyra e tij nderroi pamje dhe veshjet e tij u bene te bardha dhe te shndritshme.”. Jezusi shnderrohet ne syte e dishepujve te tij. Ata shohin aty nje Jesus tjeter teresisht te shnderruar e prane tij Moisiun dhe Eline, Ligjin dhe profetet, qe flasin me te. Jemi ne kapitullin e nente te ungjillit te Lukes.
Duhet ende kohe qe te shohim driten e ringjalljes, megjithate Jezusi u jep dishpejuve te vet mundesine te shijojne para te tjereve ate cka do te jete ne diten e trete pas vdekjes se tij. Gjithashtu theksohet se ai fliste me Moisiun dhe Eline per nisjen e tij, per shtegtimin qe ai do te kryente ne permbushje te vullnetit te Atit. Prej atij momenti ne te njejtin kapitull te ungjillit te Lukes ne gjejme fjalet “Ndersa po permbusheshin ditet kur do te hiqej nga kjo bote, u drejtuar me vendosmeri drejt Jeruzalemit...”. Megjithate ky eshte nje cast perteritje, nje ndalese per Jezusin dhe per dishepujt e tij para zbritjes nga Mali ku i priste nje turme e madhe. Eshte nje oaz para rifillimit te udhes drejt Mundimit.
Do doja te vecoja dy elemente qe mund te na ndihmojne per te jetuar sa me mire keto krezhme. Se pari Jezusi merr dishepujt t ij menjeane per t'u lutur. Ne zhurmen dhe hutimin e jetes se perdisthme eshte me se e nevojshme te gejjme kohen dhe vendin per te qendruar bashke me Zotin e per t'u lutur. Lutja eshte nje bisede me Zotin, shume e cilter, balle per balle, shpeshere ne heshtje, shpeshere duke degjuar se cfare na thote ai e shpeshhere duke i thene ne atij se per cfare kemi nevoje. Si mund te behete me mire kjo lutje? Nje rruge eshte ajo qe na ka treguar vete Jezusi ne ungjillin e sotem. Duke folur me Mosiun dhe Eline Jezusi na tregon rendesine e Ligjit dhe te profeteve qe ne i gjejme te shkruar ne Beslidhjen e vjeter. Duke lexuar Shkrimin e shenjte, qe eshte fjala e Zotit, ne kuptojme dhe njohim Krishtin per te cilin kane folur te gjithe profetet. Atehere leximi i shkrimit te shenjte eshte dialogu me Fjalen e Zotit. Aty zbulojme se cfare do te thote Zoti per ne e cfare duhet te bejme ne per te.
Nuk eshte e mundur te perballohet rrugetimi i ketyre krezhmeve por ne pergjithesi i jetes tone pa kete takim me Zotin. Aty ne marrim force, aty zbulojme dhe shohim qarte jeten tone, rrugen qe kemi bere dhe qe duhet te bejme. Te njohesh Shkrimin do te thote te njohesh Krishtin qe eshte fjala e Zotit e bere njeri. Kjo eshte lutja me e bukur. Kete mundesi e kemi cdo te djele ne meshen e shenjte, por mund t'ja krijojme vetes qofte edhe duke lexuar nje pjese te perdisthme te shkrimit te shenjte.
Megjithate, sido qe te jete lutja jone eshte e nevojshme qe herepashere te shkeputemi dhe te bashkohemi me Zotin ne nje menyre me te vecante, me te thelle. Krezhmet jane nje rast shume i mire. Si mund te pretendojme se e duam Zotin nese nuk rrime me te, nese nuk gjejme kohen dhe mundesine, nese nuk mvbyllim deren e dhomes tone dhe aty rrime me Atin tone e i hapim atij zemren per gjithcka. Nuk eshte kurre vone, as tani qe kane filluar kreshmet. Nga kjo e djele mund te fillojme te gjejme pak kohe per t'ja kushtuar vetem Atij. Ai ka dicka per te na thene e per te na treguar.
Se dyti vetem ne marredhenie me Krishtin ne zbulojme fytyren e tij dhe shohim veten tone te shnderruar. Me kete ngjarje ne malin Tabor dishepujt marrin nje mesim te mire, marrin guxim per te ecur perpara dhe per te perballuar udhetimin qe i pret. Do te jete nje udhetim i gjate dhe shume i lodhshem. Madje do t'i gjeje te dobet ne castin e proves. E megjithate Jezusi do t'i pergatise me se miri ne menyre qe ata te perforcojne vellezerit e tjere. Marrdhenia me Krishtin eshte shnderruese per jeten e njeriut. Nje njeri qe takon Krishtin ne jeten e tij, nuk mund te jete me ai qe ka qene. Jeta e tij do te nderroje pergjithmone. Por mund te ndodhe shpeshshere qe ajo fare e mbjelle ne jeten tone, mund te mbytet nga grami i mekateve tona apo i mendjelehtesise tone. Mund te ndodhe qe, atehere kur mendojme se dime gjthcka dhe se jemi te forte, te biem e te rrezohemi. Per kete arsye eshte e nevojshme qe te kujtohemi per te gjitha momentet ne te cilat kemi perjetuar gezimin e jetes me Zotin, kur fytyrat tona kane shndritur prej gezimit te Zotit te pranishem ne jeten tone.
Shnderrimi i Jezusit ka per qellim sigurisht t'u tregoje dishepujve lavdine e Hyut nepermjet Jezu Krishtit, por nga ana tjeter do edhe te tregoje se cfare do te jete jeta jone me te, jeta e Kishes me te. Shen Pali na thote ne leximin e dyte se “Jezu Krishti...do te shnderroje trupin tone te mjere per ta bere si trupin e tij te lavdishem, per shkak te pushteti qe ai ka per te nenshtruar te gjitha gjerat”.
Shnderrimi eshte pra edhe nje premtim i cili shtyn dhe i jep force shtegtimit tone ne kete kohe krezhmesh. I ngjan premtimit qe nxorri Abrahamin nga toka e tij drejt tokes qe Zoti i kishte premtuar dhe qe ai e besoi e kjo ju quajt drejtesi. Ne Krishtin plotesohen te gjitha premtimet e Hyut e sidomos premtimi i jetes se pasosur, ne mbreterine e qiellit.
Ja cfare na thote shen Leoni i madh ne fjalimet e tij mbi kete premtim “Prej shpalljes se ungjillit u fuqizofte besimi ne ju te gjithe e askush te mos kete turp prej kryqit te Krishtit, nepermjet te cilit bota u shelbua. Askush te mos ngurroje te vuaje per drejtesine, askush te mos dyshoje se do te marre shpreblimin e premtuar, sepse nepermjet lodhjes kalohet ne pushim dhe nepermjet vdekjes kalohet ne jete. Duke pas marre ai persiper gjendjen tone, edhe ne, nese do te qendrojme ne shpalljen tij dhe ne dashurine e tij, do te jemi pjese e fitores se tij dhe do te marrim cmimin qe na eshte premtuar.”
Te dashur vellezer e motra, me shume se kurre sot ne te krishteret kemi nevoje te besojme, edhe ndermjet shume dyshimesh e pasigurishe. Kemi nevoje dhe detyre te ndjekim Krishtin ne rrugen e shenjterise. Askush ndodhta nuk do t'u besoje fjaleve tona, askush nuk do te lexoje ndoshta tekstet tona, por te gjithe do te shohin shenjterine tone. E kjo shenjteri ka nje cmim, sepse eshte nje shenje e forte, ne pjesen me te madhe te rasteve nje shenje kundershtie. Kjo shenjteri vjen nga takimi me Krishtin, sepse aty do te shihet shkelqimi i fytyrave tona te shnderruara.
Shikoni cfare buzeqeshje e e cfare ciltersie ka ne fytyren e nene Terezes, ne fytyren e Gjon Palit II, njerez jo shume larg kohes tone, madje bashkohesit tane qe Kisha po i ngre dalengadale ne nderin e altarit. Te dime te veme shkelqimin e malit bashke me mundimin e jetes se perditshme. Ta lejojme Krishtin qe te shfaqet ne syte e bashkohesve tane. E kete mund ta bejme vetem ne qe jemi prane tij e keshtu do te kete edhe te tjere qe do te afrohen prane tij.
Po e mbyll me lutjen e fillimit qe do te degjojme ne meshen e te djeles:
“O Hyj, qe na ke thene te degjojme Birin tend te dashur, ushqeje besimin tone me fjalen tende dhe pastroji syte e shpirtit tone, qe te gezojme pamjen e lume te lavdise tende. Neper Krishtin Zotin tone. Amen”







All the contents on this site are copyrighted ©.