2007-03-02 18:29:56

Ushtrimet shpirtërore sipas shpirtit të Shën Françeskut të Asizit.


(01.03.2007 RV)Kujtojmë se është Shën Injaci i Lojolës ai që përcaktoi metodën e ushtrimeve shpirtërore. Por për këto ushtrime flitej shumë kohë përpara tij. Për këtë traditë na flet gjithë historia e monakizmit, që na mëson se duke medituar për Shkrimin Shenjt e duke u lutur, njeriu rigjen forcën shpirtërore për të vijuar udhën drejt Mbretërisë qiellore. Për monakizmin ushtrimet shpirtërore kanë kuptimin e vetmisë e të lutjes; Shën Françesku i vinte rëndësi të dorës së parë lutjes; në ushtrimet shpirtërore të përcaktuara nga Shën Injaci ka shumë peshë meditimi, ndërsa ndër karmelitanë, kundrimi. Janë mënyra të ndryshme, por të çojnë në të njëjtin cak: të ndihmojnë të bësh kthesën e madhe, të gjesh në fjalën e Zotit, limfën për jetën tënde shpirtërore!
Por, të dëgjojmë françeskanin kapuçin italian, Gjonluigji Pasquale, i cili na flet për metodën françeskane të ushtrimeve shpirtërore:RealAudioMP3
Përgjigje: - Mund të pohojmë, sigurisht, se Shën Françesku përcaktoi metodën tipikisht françeskane të lutjes së heshtur të përditshme e, mbi të gjitha, kundrimin eremitik të Jesuzit të kryqëzuar, si në kryqin prej druri, ashtu edhe ndër të varfër. Sipas mënyrë françeskane, këshillohet që ushtrimet shpirtërore të ndiqen së paku një javë në vit. Është fjala për t’u shkëputur nga çdo lidhje me mjetet e komunikimit e për t’u lidhur ngusht, në heshtje të thellë, me Zotin e me me natyrën.
Pyetje: - Në shoqërinë e sotme vrapojmë gjithë ditën, duke rrezikuar t’i banalizojmë edhe gjërat më të rëndësishme: si mund t’ia dalim mbanesh të ndalohemi çdo ditë për një çast lutjeje e meditimi?
Përgjigje: - Është fare e thjeshtë: duhet t’i kushtojmë së paku pesë minuta lutjes sapo të zgjohemi e para se të biem për të fjetur: duhet të vlerësojmë si ushtrim shpirtëror edhe kohën kur dialogojmë me miqtë, në sytë e të cilëve ndrin drita e syve të Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.