2007-03-02 18:33:42

Papa fton në Romë Shehun Tantavi, Imam i Madh i Al-Azhar-it.


(02.03.2007 RV)Një gjest i ri e i rëndësishëm miqësie e dialogu nga ana e Benediktit XVI për botën myslimane. Sipas një njoftimi të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, pak ditë më parë kardinali Pol Pupar, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar e për Kulturën e kryetar i Komisionit për marrëdhëniet ndërfetare me myslimanët u takua në Kairo të Egjiptit, me Shehun Mohamed Sajed Tantavi, Imam i Madh i Al-Azhar. Kardinali i përcolli Imamit urimet e Benediktit XVI dhe ftesën për t’u takuar në Romë. Duke iu përgjigjur kësaj ftese, Imami i Madh i Al-Azhar-it do të pritet nga Papa më 22 marsin e ardhshëm. Kjo vizitë dëshmon për rivendosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet Al Azharit e Vatikanit, pas stuhisë së Regensburgut. Vizita e Imamit ka një rëndësi të madhe në këndvështrimin e rolit që luan Shehu Mohamed Sajed Tantavi në botën sunite.Kjo është vizita e tij e parë në Vatikan dhe hera e parë që takohet me Papën.







All the contents on this site are copyrighted ©.