2007-03-02 18:30:32

Atë Bruno Sekondin shpjegon traditën karmelitane të ushtrimeve shpirtërore


(02.03.2007 RV)Për metodën karmelitane të ushtrimeve shpirtërore na flet Atë Bruno Sekondin:RealAudioMP3
Përgjigje: - E krahasuar me metodën klasike, për shembull atë injaciane, tradita karmelitane duket shumë më e larmishme. Që nga zanafilla, e pikërisht nga miratimi i Rregullës në vitin 1200, gjatë ushtrimeve shpirtërore ne i vemë rëndësi të dorës së parë ndjekjes së Krishtit me zemër të pastër; meditimit të vazhdueshëm të fjalës së Zotit; lutjes korale e asaj individuale në qelitë tona murgare; takimit të përditshëm në kapelën qëndrore për Eukaristinë; pastrimit shpirtëror përmes një asketizmi jo fanatik, por të frytshëm; punës së dorës. Me kalimin e kohës u shtuan edhe mënyra të tjera, herë më asketike e herë më mistike. Gjithsesi në qëndër të vëmendjes ka qenë e është Fjala e Zotit, ndërsa ushtrimet shpirtërore, në kuptimin klasik të kësaj fjale, mbahen në formën e Lectio divina.







All the contents on this site are copyrighted ©.