2007-03-02 17:10:02

Ahtisaari propozon takim të ri më 10 mars për arritur njëmarrëveshje mbi statusin e Kosovës, pas dështimit të negociatave të Vjenës


(02.03.07 RV)RealAudioMP3 I ngarkuari i veçantë i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Martti Ahtisaari, ka propozuar për datën 10 mars një takim tjetër të nivelit të lartë në të cilin ka thirrur liderët shqiptarë e serbë për të provuar për herë të fundit arritjen e një marrëveshjeje për të ardhmën e Kosovës, por ka pranuar edhe personalisht se bëhët fjalë për një ndërmarrje të skajshme e tejet të vështirë. “E kam për detyrë të jem i ndershëm e të themë se mbi çështjen kyçe të statusit, palët kanë mbetur në qëndrimet diametralisht të kundërta”, ka shpjeguar Ahtisaari në përfundim të raundit të negociatave në Vjenë, që sot zgjaten vetëm dy orë.
I ngarkuari i OKB-së ka shpjeguar se i ka ftuar presidentet dhe kryeministrat e Kosovës e të Serbisë për të marrë pjesë në mbledhjen e “fundit” të 10 marsit e për të gjetur një marrëveshje in extremis para se ti dorëzojë planin e vet mbi të ardhmën e Kosovës Këshillit të sigurimit të OKB-së.
Ish presidenti finlandez ka shpjeguar se është i gatshëm të bëjë “disa” ndryshime planit të paraqitur më 2 shkurtin e kaluar, i cili i ofron Kosovës udhën drejt pavarësisë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, në bazë të vërejtjeve që kanë dalur gjatë negociatave dy javore në Vjenë. Amendamentet do ti transmetohen Prishtinës e Beogradit për ti shikuar para takimit që është në program javën e ardhshme më 10 mars. Ahtisaari duhet t’i paraqes planin e vet Këshillit të sigurimit brenda këtij muaji.Po nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie IbrajtRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.