2007-03-01 17:14:14

Pa marrëveshje dita e sotme mbi sigurinë në bisedimet serbo-kosovare të Vjenës.


(01.03.07 RV) Vazhduan sot në Vjenë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. Diskutimet e sotme u përqëndruan në çështjet e sigurisë. Që para nisjes se takimit, palët janë shprehur me qendrime të kundërta. Sipas kosovarëve, Prishtina është gati të formojë forcat e veta të armatosura, por pranon gjithashtu edhe forcat ushtarake ndërkombëtare në vend. Ndërsa ekipi serb ka propozuar që dispozita të tilla të hiqen, pasi cënojnë sovranitetin e Serbisë.
Propozimi i Ahtisarit parashikon që forcat e KFOR-it të mbeten në Kosovë, për të siguruar rendin, për të mbikqyrur forcat e sigurisë së Prishtinës, për formimin e të cilave do të ndihmojnë me të gjitha mjetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.