2007-03-01 17:45:43

Dita e pestë e ushtrimeve shpirtërore në Vatikan.


(01.03.2007 RV)RealAudioMP3 “Nevoja e një ekleziologjie anagogjike” apo të mbinatyrshme, lidhur ngusht me mësimet e Shën Palit, ishte sot në qendër të meditimit të kardinalit Bifi.
Pas ngjalljes së Krishtit – tha predikatari i ushtrimeve shpirtërore – të gjithë jemi të thirrur të vështrojmë lart e ky është edhe kuptimi i fjalës anagogji. Një nga pikësynimet e veprimtarisë sonë baritore nga të cilat nuk mund të hiqet dorë – vërejti kardinali – është ta nxisim popullin e Zotit të jetë i gëzuar e krenar që i përket Kishës. Është një domosdoshmëri, që sot bëhet gjithnjë më urgjente. Në realitet gëzimi e krenaria kanë qenë gjithnjë të pranishme në bashkësinë e krishterë. Prandaj themi se duhet rizbuluar. Në meditimin e dytë, kardinali nënvizoi se në Letrat e Shën Palit, vegimi i Apostullit bëhet gjithnjë më shumë anagogjik, kapërcen çdo vizion historik e të dukshëm të Kishës, për të arritur tek realiteti mbinjerëzor. Dy figurat e Kishës në letrën drejtuar Efezianëve, lidhen ngusht ndërmjet tyre - tha predikatari - e në përfundim theksoi se nuk ka bashkësi njerëzore që mund ta quajë veten Kishë, në se nuk është, në radhë të parë, në bashkim me Krishtin.







All the contents on this site are copyrighted ©.