562 vjet më parë, më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit në Lezhë, u
mbajt Besëlidhja e Lezhës.
(01.03.07 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, sonte përkujtojmë natën e
Kuvendit të Lezhës. Pra, pikërisht si sonte, 562 vjet më parë, më 2 mars 1444 në
Kishës katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet dhe memoriali
i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të
rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë
historisë kombëtare. Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu,
menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare
mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit
otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të gjithe princave shqiptarë në një kuvend
të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njëren ndër idetë më të mëdha e novatore
të tij. Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug,
ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa
nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi. Kuvendi vendosi
komandant të përgjithshëm të Lidhjes Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik
dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti rezistencën e ushtrisë
së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman. Po
t'i refrohesh dokumentacionit historik kuvendi i Besëlidhjes nuk u mbajt rastësisht
në qytetin e Lezhës, i cili në atë kohë ishte në zotërimin e Venedikut. Kjo ngjarje
e rëndësishme u zhvillua në këtë qytet, pasi Lezha nuk përfaqësonte kryeqendrën e
principatave dhe në këtë mënyrë shmangeshin grindjet e mundshme dhe krijohej ideja
e barazisë. Kjo është cilësuar nga shumë figura të asaj kohe edhe si një
nga veprimet diplomatike të Skënderbeut. Kuvendi u mbajt në Lezhë, duke ditur faktin
se Lezha me anë të pushtetit venedikas do të shërbente edhe si faktor përkrahje në
Evropë, pasi një nga idetë me të mëdha të Lidhjes ishte integrimi i Shqipërisë në
Evropën perëndimore. Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme
të historisë së mesjetës