2007-02-28 18:33:19

Më 10 mars, konferenca ndërkombëtare për Irakun.


(28.02.07 RV)Më 10 mars do të mbahet konferenca ndërkombëtare mbi Irakun, organizuar nga qeveria irakiane e kryeministrit Al Maliki. Sipas televizionit al Irakija, mbledhja do të bëhet në kryeqytetin e Bagdadit, “për të mbështetur procesin e pajtimit në Irak”. Janë ftuar vendet kufi me Irakun, 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Lidhja Arabe, Organizata e Konferencës Islamike, OKB-ja, Egjipti dhe Bahraini.

Ndërsa pritet një rezolutë e re e OKB-së për sanksione kundër Iranit, Rusia përsërit se është kundër çdo lloj ndërhyrjeje në vend. “Jemi të shqetësuar për mundësinë e një skenari ushtarak” thotë sot për një gazetë ruse, ministri i jashtëm Lavrov, duke iu referuar zërave mbi përgatitjen e një sulmi amerikan kundër Republikës Islamike. Pas refuzimit të Teheranit për ndalimin e programit bërthamor, zv.presidenti i SHBA-ve pati deklaruar se “Të gjitha opcionet janë mbi tryezë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.