2007-02-27 17:58:09

Sonte në Padovë të Italisë filloi cikli i takimeve krezhmore, kushtuar “Veprave të mëshirës shpirtërore të Shën Andout”.


(27.02.2007 RV)Pas suksesit të plotë që pati vitin e kaluar, në Padovë rifilloi edhe sivjet, në përgatitje për Pashkë, nisma “Në se Antoni do të rikthehej…”, organizuar nga vullnetarët që ecin në gjurmët e Shenjtit, në bashkëpunim me dioqezën. Qëllimi i takimeve, që do të vijojnë pesë të marte me radhë pranë sallës së studimit teologjik të bazilikës së Shenjtit, është aktualizimi i predikimit të Shën Andout në formën e takimit të specialistëve të veprimtarive fetare e shoqërore. Në këto takime ftohen të marrin pjesë rregulltarë dhe laikë besimtarë, por edhe jo besimtarë të frymëzuar nga shembulli antonian në përpjekjen për t’i dhënë përgjigje problemeve që duhet të përballojë shoqëria e sotme. Sonte, në takimin e parë, u fol mbi detyrën për t’u dhënë mësim njerëzve që nuk dinë as alfabetin e për t’u shpjeguar ç’njohuri kanë më shumë vlerë për të përballuar jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.