2007-02-27 17:42:23

Solana: Rezoluta mbi Kosovën mbi bazën e kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, që parashikon përdorimin e forcës.


(27.02.07 RV)Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Havier Solana, deklaroi sot në Berlin se rezoluta mbi Kosovën, do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, mbi bazën e kapitullit 7 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili parashikon edhe përdorimin e forcës për vënien në jetë të dokumentit.
Solana foli në mbledhjen e presidentëve të komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme të 27 vendeve komunitare, që u zhvillua sot në Berlin. Përsa i përket mundësisë së përdorimit të vetos nga Rusia, Solana deklaroi se “nuk mban mend që në Këshillin e Sigurimit të jetë përdorur ndonjëherë mekanizmi i vetos nga anëtarët e përhershëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.