2007-02-26 17:15:53

Sivjet meditimet për Udhën e Kryqit të së Premtes së Madhe do të jenë të imzot Gjanfranko Ravazit.


(26.02.2007 RV)Udha e Kryqit, sipas traditës, do të kremtohet në Koloseo të Premten e Madhe më 6 prill. Si çdo vit, do të kryesohet nga Papa. Ndërsa meditimet e sivjetme do të jenë të imzot Ravazit, prefekt i Bibliotekës Ambroziane, biblist e hebraist i njohur, profesor i ekzegjezës biblike në fakulttein teologjik të Italisë së Veriut dhe anëtar i Komisionit Papnor Biblik.
Vitin e kaluar, në Udhën e parë të Kryqit, të kryesuar nga Benedikti XVI, meditimet ishin të imzot Angjelo Komastrit, i cili pati nënvizuar se Udha e Kryqit na ndihmon të kuptojmë dramën e historisë e, për më tepër, ne si besimtarë, na siguron se e Premtja e Madhe nuk është dita e fundit. Dita e fundit është ajo e Pashkëve, dita e fitores të së mirës mbi të keqen, e dashurisë mbi urrejtjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.