2007-02-26 18:17:02

Bombë në parkingun e OSBE-së në Kosovë, ndërsa pritej vizita e kreut të organizatës.


(26.02.07 RV) Bombë në parkingun e OSBE-së në Pejë. Nga shpërthimi, në orët e para të mëngjesit, janë dëmtuar shtatë vetura të kësaj organizate dhe dy vetura private. Është bomba e dytë, që drejtohet kundër strukturave ndërkombëtare. Pikërisht sot, ndodhet për vizitë në Kosovë, kreu i OSBE-së, ministri i jashtëm spanjoll, Maratinos, i cili sot dhe nesër bisedon me krerët vendorë në Prishtinë dhe Beograd. Bomba e parë u mor përsipër nga UCK-ja, e cila shpalli edhe riorganizimin e saj, por hetuesit kanë dyshime mbi vërtetësinë e rivendikimit.


Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u nis sot për në Hagë, ku pas një jave fillon procesi gjyqësor kundër tij. Haradinaj, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës, është shprehur i bindur se do të dalë i pafajshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.