2007-02-24 17:10:48

Në letrën baritore për Krezhëm, ipeshkvijtë e Irlandës u bëjnë thirrje besimtarëve të kufizojnë përdorimin e alkoolit.


(25.02.2007 RV)Zhvillimi i vrullshëm ekonomik në Irlandë, së bashku me mirëqenien, ka sjellë me vete edhe shtimin shqetësues të përdorimit të pijeve alkoolike. Ipeshkvijtë, të alarmuar nga situata, i kushtojnë këtij problemi Letrën e tyre baritore me rastin e Krezhmëve, publikuar më 18 shkurt, me rastin e 150-vjetorit të vdekjes së Atë Teobold Metju, themelues i lëvizjes për moderimin në Irlandë, i cili ia kushtoi gjithë jetën luftës kundër alkoolizmit. Duke theksuar pasojat e tmerrshme të alkoolizmit mbi gjithë jetën e njeriut, ipeshkvijtë propozojnë që irlandezët të impenjohen për ta kufizuar përdorimin e alkoolit e për t’u mjekuar, në rast se kanë arritur në fazën e rëndë të alkoolizimit. Kujtojmë se konsumi i alkoolit, me gjithë pasojat e veta të rënda mbi shëndetin e jetën e individit e të mbarë shoqërisë, nuk është problem vetëm për Irlandën e se kufizimi apo lufta për heqjen dorë nga ky ves shkatrrimtar, është pjesë e rëndësishme përbërëse e agjërimit të besimtarëve për Krezhëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.