2007-02-24 17:11:10

Me Jezusin - në shkretëtirat e jetës.


(25.02.2007 RV)Po, edhe ne, o Zot, në shkretëtirë ecim çdo ditë.
Janë shumë shkretëtirat e jetës:
Shkretëtira e mjerimit, e mosmirënjohjes,
e lodhjes së kotë, e çoroditjes,
shkretëtira e dhimbjes, e vetmisë,
e padrejtësisë dhe e shpifjes,
e prepotencës e e marrëzisë.
Mos na lër, o Zot,
të biem në tundim.
Largona prej gjithë së keq!
Ngjall në zemrën tonë besimin,
e shpresën se ti je pranë nesh,
ti shok i udhës së Kryqit,ti mik që na prin në amshim.







All the contents on this site are copyrighted ©.