2007-02-22 18:16:18

Presidenti i Shqipërisë Moisiu kërkon përfundimin e numërimit të votave.


(22.02.07 RV) Tri ditë pas zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit në Shqipëri, akoma nuk ka rezultate përfundimtare. Me një deklaratë për shtyp, Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu kritikon bashkëpunimin e paktë ndërmjet partive, gjatë procesi zgjedhor, duke mbështetur raportin e OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e së dielës së kaluar. Nga ana tjetër, ai kërkon që të përfundojë sa më shpejt procesi i numërimit të votave, në mënyrë që fitimtarët të fillojnë menjëherë nga puna.
Ka filluar sot në Dubrovnik konferenca e katërt vjetore e ministrave të punëve të brendshme Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për sigurinë e kufijve të vendeve të Evropës Juglindore. Takimi organizohet nga Ministria kroate e Punëve të Brendshme dhe Qendra e Gjenevës për kontrollin demokratik të forcave të armatosura. Kjo qendër do të nënshkruajë me Maqedoninë një marrëveshje për bashkëpunim afatgjatë. Tema kryesore e konferencës është puna dhe roli i policisë kufitare.







All the contents on this site are copyrighted ©.