2007-02-21 18:37:25

Papa fton në Romë Shehun Tantavi, Iman i Madh i Al-Azhar-it.


(21.02.2007 RV)Një gjest i ri e i rëndësishëm miqësie e dialogu nga ana e Benediktit XVI për botën myslimane. Sipas një njoftimi të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pol Pupar, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar e për Kulturën e kryetar i Komisionit për marrëdhëniet ndërfetare me myslimanët, u takua dje (e martë) në Kairo të Egjiptit, me Shehun Mohamed Sajed Tantavi, Iman i Madh i Al-Azhar, të cilit i përcolli urimet e Benediktit XVI dhe ftesën për t’u takuar në Romë. Kardinali u prit në një atmosferë shumë të përzemërt. Takimi me Shehun – pohon Salla vatikanase e Shtypit - krijoi mundësitë të vlerësohej si puna e Komitetit të përbërë për dialogun, që takohet çdo vit në Kairo ose në Romë, në kujtim të vizitës së Gjon Palit II në Al-Azhar më 24 shkurt 2000, ashtu edhe disa nga aspektet e marrëdhënieve ndërmjet të krishterëve e myslimanëve. Kardinali Pupar – përfundon Komunikata – do të takohet edhe me ministrin e fesë, Hamdi Zakzuk.







All the contents on this site are copyrighted ©.