2007-02-21 19:12:42

Lajme nga bota


(21.02.07 RV) Britania e Madhe do të reduktojë numrin e trupave në Irak, gjatë muajve të ardhshëm. Sot, kryeministri Toni Bler deklaroi në parlament se ato do të kalojnë nga 7.100 në 5.500 vetë. Ushtria britanike është e disllokuar në jug të Irakut. Ndërkaq, në vend, 19 persona kanë gjetur vdekjen në sulme të reja në Bagdad e Nazhaf.


Sulm i ri i izraelitëve në Territoret Palestineze. Një njësi speciale e ushtrisë vrau kreun e Xhihadit islamik në Zhenin. Ndërkaq, përfaqësuesit e Kuartetit për Lindjen e Mesme, ku bëjnë pjesë SHBA, Bashkimi Evropian, Rusia dhe OKB-ja takohen në Berlin për bisedime të reja, që kanë për qëllim rifillimin e procesit të paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. E pranishme edhe sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs, e cila do të referojë mbi rezultatet e mbledhjes së mbajtur në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe me presidentin palestinez, Abu Mazen.


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka deklaruar sot, në ditën e fundit të caktuar nga Kombet e Bashkuara për ndalimin e programit bërthamor, se do të shkojë përpara me pasurimin e uraniumit. Madje, Teherani do të vazhdojë këtë program edhe sikur t’i duhet të heqë dorë nga projekte të tjera gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.