2007-02-21 19:07:42

Akoma pa rezultate zyrtare zgjedhjet e Shqipërisë.


(21.02.07 RV) Ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri u është lënë në dorë organizatave jo qeveritare, të cilat konfirmojnë se koalicioni i majtë ka fituar në shumicën e bashkive, pezullohet numërimi i votave në disa qendra votimi. Pavarësisht nga kërcënimet e policisë, se përgjegjësit do të ndëshkohen, duket se bashkëpunimi ndërmjet politikanëve është në një shkallë aq të ulët, saqë edhe matematika bëhet opinion. Është pikërisht ky bashkëpunim i paktë, shkaku i të gjitha problemeve që u hasën në procesin elektoral, vënë në dukje edhe nga OSBE-ja, e cila konfirmoi mbrëmë më anë të kreut të saj, kërkesën që mazhoranca dhe opozita shqiptare të tregohen më të pjekura dhe të merren vesh për zbatimin e standarteve të demokracisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.