2007-02-19 17:39:51

Zgjedhjet administrative në Shqipëri lënë për të dëshiruar.


(19.02.07 RV) Gjithçka me vonesë. Ndoshta ky do të ishte emëruesi i përbashkët i zgjedhjeve të djeshme për pushtetin vendor në Shqipëri. Ndërsa diskutohen shifrat e mediat shqetësohen se kush ka fituar në bashkinë e Tiranës, ODIHR-i, organizmi i OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve, deklaron se zgjedhjet administrative në Shqipëri kanë qenë “një rast i humbur përsa i përket respektimit të plotë të standarteve demokratike”. Partitë politike vendosën të miratojnë kodin zgjedhor vetëm pak javë para votimit, ndërsa standartet kërkojnë që rregullat elektorale të mos ndryshojnë që gjashtë muaj para zgjedhjeve, vunë në dukje përfaqësuesit e ODIHR-it në Tiranë. Raste votimi në grup, probleme identifikimi të zgjedhësve, vështirësi për të arritur në qendrat e votimit dhe një klimë tensioni të përgjithshëm: këto ishin vetëm disa nga problemet. Sipas kreut të vëzhguesve, Jurgen Grynet përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë politike, që në Shqipëri kanë pushtet më të madh se në vendet e tjera për të përgatitur zgjedhjet. Raporti përfundimtar i ODIHR-it do të bëhet i ditur brenda dy muajsh. Sot, u paraqitën vetëm disa vlerësime paraprake. Të dëgjojmë më hollësisht Alban Gurin nga Tirana…RealAudioMP3
Një sinjal shqetësues vjen nga Shkodra, ku siç na informon Jolanda Baba, pjesëmarrja në votime ishte e vogël. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.