2007-02-19 18:10:12

Selia e Shenjtë dhe Italia kremtuan 78-vjetorin e Pakteve Lateranense.


(19.02.2007 RV)RealAudioMP3 Për Selinë e Shenjtë dhe Shtetin italian sot ishte dita e kremtimeve tradicionale të Pakteve Lateranense të 1929-tës dhe rishikimit të Konkordatit të 1984-tës.
Sot pasdite, në Ambasadën e Italisë pranë Selisë së Shenjtë, dy përvjetoret u kremtuan në praninë e autoriteteve më të larta të të dyja palëve, ndërmjet të cilëve, presidenti i Republikës italiane, Gjorgjo Napolitano dhe kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit.
Një notë e SIR (Agjensia e Konferencës Ipeshkvnore Italiane), fton për të ecur së bashku përpara, posaçërisht lidhur me temat themelore, siç është tema e jetës, e familjes dhe e edukimit, pa u vonuar me polemikat mbi laicitetin, që përsëriten herë pas here e që synojnë t’i heqin bashkëbiseduesit të drejtën e ligjshme për t’u shprehur.Sidoqoftë, mund të themi se përgjithësisht 23 vjetët e kaluara që nga rishikimi i Pakteve Lateranense duhen konsideruar shumë pozitive.







All the contents on this site are copyrighted ©.