2007-02-17 17:11:52

Në Afganistan po ndërtohet Kisha e parë katolike.


(18.02.2007 RV)RealAudioMP3 Njoftimin e jep një nga 900 ushtarakët italianë që ndodhen në qytetin Herat, në provincën afgane me të njëjtin emër. Kisha e parë e krishterë në trojet afgane do t’i kushtohet Zojës së Bekuar, të cilën e nderojnë edhe islamikët. Projekti është i ushtarakëve, por ndërtimin do të realizojnë afganët, të cilët tashmë e kanë nisur punën me shumë entuziazëm. Kujtojmë se në këtë vend kryen misionin vetëm një famullitar katolik: është ati barnabit italian Gjuzepe Moreti.







All the contents on this site are copyrighted ©.