2007-02-17 12:05:20

Ipeshkvi Katolike i Prizerenit kërkon që në pakon e Ahtisaarit të mos anashkalohet trashëgimia kulturore e fetare e Katolikve të Kosovës.


(16.207 RV)Edhe Kisha Katolike e Kosovës i bënë vrejtjet e veta ndaj planit të Ahtisaarit mbi statusin e Kosovës. Për anashkalimin e trashigimise fetare katolike te Kosoves në pakon që i është dorëzuar më 2 shkurt palëve nga kryenegociatori ndërkombëtar. Mes tjeras Ipeshkvia e Prizerenit pohon se "evidentohet anashkalimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Katolike të Kosovës, e cila është bartëse e trashëgimisë dymijëvjeçare, të krishterimit në këtë pjesë të Europës Juglindore. Madje, as që përmenden si trashëgimi e përbashkët e mijëvjeçarit të parë.Më hollësisht nga Prishtina na njofton Rabie IbrajRealAudioMP3 Ja deklarata e plotë
DEKLARATË

Kisha katolike në Kosovë nuk ka pushuar kurrë lutjen e vet që në Kosovë të mbizotërojë paqja dhe drejtësia, nuk ka munguar as kontributi konkret i paraardhësve të mij, priftërinjve, motrave të nderit dhe të besimtarëve që të arrihen ato në gjithë teritorin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj.
Koha në të cilën jetojmë, premton se paqja dhe drejtësia në vendin tonë do të jetë e mundur për të gjithë. Në të njëjtën kohë edhe realizimi i aspiratave shekullore të popullit tonë të shumëvuajtur, tani janë më afër se kurrë.
Kisha nuk pushon as tani lutjen e vet, për paqe dhe pajtim mes të gjithëve, e sidomos për t’u ndritur mendjen dhe zemrën gjithë atyre që janë drejtpërdrejt të përfshirë në vendimarrje që të mundë të jenë sa më të përgjegjshëm në gjetjën e vendimit më të mirë të mundshëm. Kisha katolike gjithnjë dhe gjithëkund angazhohet për paqe, pajtim dhe bashkëjetesë përmes dialogut ekumenik, ndëretnik dhe ndërfetar.
Në anën tjetër, vlerëson urtinë dhe njëzëshmërinë e Grupit të Unitetit, Institucioneve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimeve të këtyre proceseve që çojnë drejt së ardhmes tonë shpresëdhënëse, të cilën të gjithë ne e presim.


Pasiqë e kemi shqyrtuar me vëmendje
“PROPOZIMIN GJITHËPËRFSHIRËS PËR MARRËVESHJEN PËR STATUSIN E KOSOVËS”,
të 2 shkurt-it 2007
e shohim të arsyeshme dhe të nevojshme të shprehim disa vërejtje dhe të kërkojmë që:


    Në pjesën ku flitet për “TRASHËGIMINË FETARE DHE KULTURORE”, nenet (1-6), evidentohet anashkalimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Katolike të Kosovës, e cila është bartëse e trashëgimisë dymijëvjeçare, të krishterimit në këtë pjesë të Europës Juglindore. Madje, as që përmenden si trashëgimi e përbashkët e mijëvjeçarit të parë.



      Duke u nisur nga e drejta historike, arkeologjike, etnike e fetare, kërkojmë të mos anashkalohet dhe të mos tjetërsohet trashëgimia kulturore Katolike e kështjellave (fortifikatat), dhe objektet e kultit paleokristian të shekujve të parë të krishterimit, të periudhës romako-ilire dhe të mesjetës së hershme, sidomos:




    Në Aneksin e III-të, shtojca e aneksit III neni 12, ku trajtohet çështja e decetralizimit dhe të vetëqeverisjes lokale, gjegjësisht formimit të Komunës Kllokot/Vërboc, ku parashihet të përfshihet edhe famullia e Vërnakollës dhe ajo e Letnicës me filialet e saj, (Vërnezin dhe Shasharin), mendojmë se me këtë ndahen nga famullitë tjera siç janë Stublla, Binça, Kabashi dhe Vitia, që gjithmonë kanë qenë një tërësi e pashkëputshme me komunën e Vitisë. Në anën tjetër, Letnica është Shejtërorja më e madhe në Kosovë: Ngritja së Zojës në Qiell, ku shtegtojnë shumë qytetarë nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, sidomos besimtarët tanë shqiptarë e kroatë. Ndarja e kësaj tërësie dhe bashkimi i famullisë së Letnicës dhe e Vërnakollës me komunën e Kllokot/Vërboc është i pa nevojshem dhe dëmton tërësinë, në anën tjetër, mund të jetë një mundësi e vështirësive permanente për besimtarët tanë dhe për ne.



Me rrespekt dhe bekimin tim baritor,



Imzot Dodë Gjergji
ipeshkëv
Prizren, 9 shkurt 2007








All the contents on this site are copyrighted ©.