2007-02-17 17:10:32

78-vjetori i shpalljes së sinodit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


(18.02.2007 RV)RealAudioMP3 Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë lidhet ngusht me emrin e peshkopit të famshëm, Fan Stilian Noli. Historia e përpjekjeve për shpalljen saj fillon që në vitin 1906, kur Noli arriti nga Egjipti në Botën e Re, i dërguar nga patriotët e Misirit pikërisht për t'i bashkuar shqiptarët ortodoksë në një kishë të vetme, të pavarur. Sapo arriti, duke e kuptuar mirë se një Kishë shqiptare kishte nevojë së pari për librat e shenjta në gjuhën shqipe, Noli iu vu përkthimit të liturgjisë dhe të Librave të Shkrimit Shenjt. Synimi i tij ishte që, me themelimin e Kishës Ortodokse të pavarur, t'i shkëpuste shqiptarët nga ndikimi çkombëtarizues i Kishës Ortodokse Greke. Për ta realizuar këtë synim, më 1908 u dorëzua prift. Nisi kështu ajo rrugë do të çonte në shpalljen e Sinodit të Kishës Ortodokse Autoqefale 78 vjet më parë, më 18 shkurt 1929, dhe në emërimin e Nolit si peshkop i kësaj Kishe. Me veprimtarinë e tij të palodhur si prelat i ortodoksisë, ia doli mbanesh që, më 1937, autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare të njihej zyrtarisht nga Sinodi i Kishës Ortodokse të Kostantinopojës.
Që asokohe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka përshkuar një rrugë historike të ngjashme me atë të Kishës katolike e të Islamit. Rrugë lulëzimi njëherë, martirizimi më pas e rilindjeje në kohët tona, që e bëjnë gjithnjë më të ndjeshme lidhjen e Kishës Ortodokse me Kishën katolike edhe përmes gjakut të martirëve të përbashkët, i cili u derdh që, siç i qe lutur Krishti Atit Qiellor, të gjithë të krishterët të jenë një gjë e vetme.








All the contents on this site are copyrighted ©.