2007-02-16 16:38:30

Shqipëria para zgjedhjeve për pushtetin vendor.


(16.02.07 RV) Shqipëria një ditë para zgjedhjeve të pushtetit vendor. Partitë kryesore politike, Demokratikja dhe Socialistja kanë përfunduar fushatën zgjedhore në Tiranë me dy mitingje në sheshin Nënë Tereza dhe Skënderbeu. Çuditërisht himnet e zgjedhura si nga pozita, ashtu edhe opozita për të përshëndetur zgjedhësit janë dy këngë të huaja. Ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore. 3000 vëzhgues shqiptarë janë akredituar për të kontrolluar zgjedhjet. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Marsi Ris theksoi edhe një herë se këto zgjedhje janë gur prove për integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atllantike. Më hollësisht të dëgjojmë informacionin e Alban Gurit nga Tirana…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.