2007-02-16 16:37:41

Serbët e Kosovës në Beograd për statusin.


(16.02.07 RV) Ndërsa në Prishtinë dhe në Zubin Potok ka pasur sot shpërthime pa ndonjë dëm të madh, një delegacion i serbëve të Kosovës do të bisedojë në Beograd me përfaqësuesit e pushtetit dhe udhëheqësit e partive parlamentare për negociatat e Vjenës dhe statusin e Kosovës. "Do të kërkojmë konstruktivitet ndaj Kosovës, formim të shpejtë të qeverisë, dhe do të insistojmë që ekipi ynë në Vjenë të mbajë qëndrim të qartë kundër planit të Ahtisarit, i cili është i papranueshëm në tërësi", deklaroi kryetari i Këshillit Nacional serb, Millan Ivanoviq.








All the contents on this site are copyrighted ©.