2007-02-16 16:31:48

Në Vatikan vijojnë të takohen përfaqësuesit papnorë të Amerikës Latine, në prag të Asamblesë së V të përgjithshme të CELAM-it, që do të mbahet majin e ardhshëm në Brazil.


(16.02.2007 RV)Në qendër të vëmendjes janë sfidat baritore të “Kontinentit të shpresës” e, në sfond, puna e dendur për t’u parapërgatitur për 13 majin, kur në Aparecida të Brazilit do të mblidhet Asambleja e përgjithshme e CELAM-it (Konferencave Episkopale të Amerikës Latine). Ky është edhe plani i punës që po vihet në jetë në takimin e përfaqësuesve papnorë të Amerikës Latine, i cili filloi dje pranë Shtëpisë Sanctae Marthae në Vatikan, me nismën e kardinalit Bertone, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij. Ky takim lidhet simbolikisht me mbledhjen e përfaqësuesve papnorë të Kontinentit, që u mbajt në Santo Domingo nga 5 deri më 7 nëntor të vitit 1990. “Sot ashtu si atëhere – njofton një komunikatë zyrtare – vëmendja është përqendruar tek sfidat shoqërore e baritore që duhet të përballojnë shoqëria e Kisha në këtë zonë të pafundme të botës, të cilën Gjon Pali II e pati quajtur ‘Kontinent i shpresës’, sepse në Amerikën Latine, në gjirin e një popullsie prej 600 milon banorësh, jetojnë 480 milionë katolikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.