2007-02-15 17:22:35

Të zgjidhen me mjete paqësore tensionet mbi çështjen bërthamoren mes dy Koreve,këtë i kërkoi Papa presidentit jugkorean Roh Moo-Hyun sot në Vatikan.


(15.02.2007 RV)RealAudioMP3 Gara bërthamore në gadishullin korean e shqetëson Selinë e Shenjtë e Benedikti XVI i fton të gjitha palët të mos i vënë në rrezik negociatat në zhvillim e sipër, por përkundrazi, të bëjnë ç’është e mundur që problemi të zgjidhet me rrugë paqësore, duke krijuar kështu mundësitë që të hapet rruga për dërgimin e ndihmave humanitare në dobi të pjesës më të ligshtë të popullsisë koreane. Për këtë bën thirrje Papa në letrën që ia dorëzoi sot paradite presidentit të Republikës jugkoreane, Roh Moo-Hyun, të cilin e priti në audiencë në Vatikan. Në letër preken edhe tema të tjera, si ajo e situatës politike e shoqërore në Azinë Lindore, e evolucionit të procesit të pajtimit në gadishullin korean si dhe tema e respektimit dhe e mbrojtjes të të drejtave të njeriut në këtë zonë. Në takimin privat, që zgjati më pak se një gjysëm ore - sipas një note zyrtare të Sallës vatikanase të Shtypit – u fol kryesisht për marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Repubikës së Koresë si dhe për bashkëpunimin ekzistues ndërmjet Kishës katolike dhe autoritetve civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.