(15.02.07 RV)Sekretari i përgjithshëm
i NATO-s Jap de Hop Shefer ndodhet sot për vizitë në Prishtinë, ku është takuar me
autoritetet vendore. Duke iu referuar protestave të 10 shkurtit, Shefer deklaroi se
"nëse ndokush mendon se me dhunë mund të arrijë objektivat e veta, gabon rëndë e KFOR-i
do ta demonstrojë këtë". Ai i bëri gjithashtu thirrje Serbisë të punojë mbi bazën
e planit të Ahtisarit. Ndërkaq, shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë,
Joakim Ryker ka caktuar Uve Markardt në detyrën e komisarit të policisë së UNMIK-ut.
Më parë, Markardt ka shërbyer si shef i stafit të UNMIK-ut. Më hollësisht të dëgjojmë
informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…