2007-02-15 17:22:59

Papa emëroi imzot Françesko Kokopalmerion kryetar të ri të Këshillit Papnor për Tekstet Ligjore Kishtare.


(15.02.2007 RV)RealAudioMP3 Kryetari i ri, 68 vjeç, zë vendin e kardinalit Julian Heranz Kasado, që doli në pension. Imzot Kokopalmiero, shuguruar meshtar në vitin 1962, profesor i së Drejtës Kanonike në fakultetin teologjik të Italisë jugore nga viti 1966 deri në vitin 1999, vitet e fundit ka shërbyer si ipeshkëv-ndihmës i Milanos e kryetar i Komisionit Ipeshkvnor të Konferencës ipeshkvnore italiane për problemet juridike. Autor i shumë publikimeve me karakter juridik e baritor, është anëtar i Gjykatës së Lartë të Senjaturës Apostolike.Papa emëroi zevendës-kryetar e sekretar të të njëjtit Këshill Papnor, përkatësisht imzot Bruno Bertanjën dhe imzot Injac Kinketru, i Prelaturës të Opus Dei.







All the contents on this site are copyrighted ©.