2007-02-15 17:22:49

Benedikti XVI do ta kremtojë të Mërkurën e Përhime në Bazilikën e Shën Sabinës.


(15.02.2007 RV)RealAudioMP3 Sipas njoftimit të Zyrës Papnore të kremtimeve liturgjike, më 21 shkurt 2007, të Mërkurën e Përhime, ditë me të cilën nisin Krezhmët, do të kremtohet një takim urate në formën e “Stacioneve” romake, kryesuar nga Benedikti XVI.Kremtimi do të fillojë me një çast lutjeje në Kishën e Shën Anselmit në Aventin. Më pas do të vijojë proçesioni drejt Bazilikës së Shën Sabinës, ku do të kremtohet Eukaristia me ritin e përhimjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.