2007-02-15 19:44:57

At Lorenc Mazrreku OFM, martir i fesë dhe i kombit, në përvjetorin e vrasjes.


(15.2.07 RV)At Lorenc Mazrreku, françeskan, lindi në Janjevë të Kosovës më 5 mars 1872. Kreu shkollën e mesme pranë kolegjit françeskan në Troshan, ndërsa filozofinë e teologjinë në Bosnje. Kremtoi Meshën e parë më 7 korrik 1894. Menjëherë si meshtar françeskan i ri emërohet famullitar dhe në shërben në Kishën famullitare në Bizë, Bajzë, Pejë ku më 1942 formoi edhe shoqninë ‘Antoniane’.
At Lorenci u dallua për zellin e tij në fushën e ndërtimit të kishave të reja e të rindërtimit të kishave si në Pejë, Gjakovë dhe në Shkodër. Krahas kësaj veprimtarie ai u shqua edhe me shkrime e mësimin e gjuhës shqipe në shkollë, çka krijoi urrejtjen e serbëve ndaj tij. U vra gjatë rrugës nga Gjakova për në Pejë më 15 shkurt të vitit 1943.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.