2007-02-14 18:14:17

Parlamenti i ri serb diskuton rezolutën mbi Kosovën.


(14.02.07 RV) RealAudioMP3 Është mbledhur sot parlamenti i ri serb, i cili përcakton platformën për Ekipin negociator të Beogradit në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës. Qeveria në largim dhe kisha ortodokse serbe mbrëmë kanë kërkuar që deputetët të hedhin poshtë të paktën pjesërisht propozimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Sipas tyre, plani cënon integritetin territorial të Serbisë. E vetmja parti që pranon se Kosova është jashtë kontrollit serb që nga viti 1999, duke hapur kështu një spirale shprese për shkëputjen e saj nga Serbia, është partia Liberal-demokratike, që nuk ka shumë deputetë në parlament.


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer ka dënuar çdo formë të demostratave të dhunshme, sepse kjo dëmton procesin e ndërlikuar të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Skefer i bëri këto deklarata pas takimit me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski në Bruksel. "KFOR-i është atje që të mbrojë edhe pakicën edhe shumicën", ka deklaruar kreu i NATO-s, por ka tërhequr vemendjen se "askush në rrugët e Prishtinës apo të Beogradit të mos kujtojë se dhuna mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve". Kryeministri maqedonas Gruevski ka deklaruar se Shkupi i përcjell me vemendje zhvillimet në Kosovë dhe se mbështet propozimet e Ahtisarit. Për Maqedoninë zgjidhja e problemit të Kosovës ka rëndësi të veçantë, pasi bashkë me të zgjidhet edhe çështja e kufirit ndërmjet dy vendeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.