2007-02-14 17:23:10

Lutja e Atit të Shenjtë drejtuar Virgjërës Mari për takimin e të rinjve në Loreto në shtator 2007.


(14.02.2007 RV)RealAudioMP3 Në përfundim të takimit me ipeshkvijtë dhe besimtarët e dioqezave markigjane, Papa kryesoi lutjen e përgatitur prej Tij, drejtuar Virgjërës Mari, në prag të takimit me të rinjtë në Loreto.
Benedikti XVI, pra, e ka shkruar personalisht lutjen drejtuar Zojës së Bekuar për “Agorën” – apo Logun e Kuvendit me rininë, që organizohet çdo tri vjet nga Konferenca ipeshkvnore italiane, për t’i bërë të rinjtë gjithnjë më shumë protagonistë të misionit të tyre, takim që sivjet do të arrijë kulmin në Loreto. Papa iu lut Virgjërës Mari të na ndihmojë të ecim pas Krishtit në rrugën e fesë:
“Mari, ti që në Nazaret jetove pranë Krishtit,
na i mbush zemrat me dashurinë tënde,
me nënshtrimin tënd,
me heshtjen që Fjalën dëgjon,
e e bën lirisht të lulëzojë!
Papa lutet që freskia e fesë të ndrisë në sytë tonë e t’ia ngrohë zemrën çdo njeriu që takojmë:
“Mari, ti Virgjër që Zotin madhërove,
ndihmona gëzimin ta çojmë nëpër botë.
E ashtu si në dasmën e Kanës,
frymëzoi të rinjtë të shërbejnë,
e të bëjnë veç ashtu si u thotë Krishti.
Benedikti XVI i kërkoi Virgjërës Mari të lutet që Krishti, i vdekur e i ngjallur, të rilindë në zemrat tona e të na shndërrojë në një natë përplot me dritë, përplot me Të.
Mari, Zojë e Loretos, ndihmona
që sytë drejt qiellit të lartojmë.
Dëshirojmë Jezusin ta shohim,
të flasim me të dëshirojmë.
Anekënd ne lajmin të përhapim,
 se Krishti të gjithëve na do!







All the contents on this site are copyrighted ©.