2007-02-14 18:13:47

Ahtisari takon të premten në Bruksel ambasadorët e NATO-s. Jep dorëheqjen shefi i policisë së UNMIK-ut.


(14.02.07 RV)RealAudioMP3 Pas Ministrit të Brendshëm kosovar, Fatmir Rexhepi edhe shefi i policisë së UNMIK-ut, Stefën Kurtis jep dorëheqjen me kërkesën e kreut të misionit ndërkombëtar në Prishtinë, Joakim Ryker. Kurtis do të zëvendësohet së shpejti, por hetimet mbi protestat e 10 shkurtit vazhdojnë, sqaroi Ryker pas kthimit nga Brukseli, ku ishte për mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, kryenegociatori i OKB-së për Kosovën do të takojë të premten ambasadorët e vendeve të NATO-s në Bruksel, për të diskutuar mbi situatën në vend dhe mbi planin e tij për statusin.







All the contents on this site are copyrighted ©.