2007-02-12 18:16:53

Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm i Kosovës.


(12.02.07 RV) Jep dorëheqjen Ministri i brendshëm kosovar, Fatmir Rexhepi. Pas protestave të së shtunës, në të cilat gjetën vdekjen dy vetë dhe u plagosën rreth 80 të tjerë, ministri deklaroi se ndihet “përgjegjës moralisht” për gjendjen. Ndërsa drejtuesit e lëvizjes “Vetvendosje” me në krye Albin Kurtin, lajmërojnë protesta të tjera, që do të mbahen në prag të fillimit të negociatave mbi statusin e Kosovës, në Vjenë, drejtësia ka dënuar me 40 ditë burgim 5 anëtarë të kësaj lëvizjeje. Vetë Albin Kurti ndodhet akoma në hetuesi, në pritje të vendimit. Mbrëmë policia ka kontrolluar zyrat e lëvizjes Vetvendosje dhe ka konfiskuar kompjuterë dhe dokumenta. Gjatë aksionit, janë arrestuar tre persona. Në Kosovë vazhdon debati i ashpër mbi sjelljen e policisë mbi demonstruesit. Më hollësisht nga Prishtina, të dëgjojmë Rabije Ibrajn…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.