2007-02-11 16:25:08

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë i fton besimtarët dhe gjithë shtetasit të votojnë me vetëdije për të mirën e përbashkët të shoqërisë.


(11.02.2007 RV)Në përgatitje të zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit të ardhshëm, ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, me shqetësim të natyrshëm baritor e plot vëmendje ndaj situatës shoqërore-politike, sqarojnë besimtarët katolikë për qëndrimin e Kishës në prag të kësaj ngjarjeje.
Ipeshkvijtë i ftojnë besimtarët të japin ndihmesën e tyre për të mirën e përbashkët, duke marrë pjesë në votime e duke pasur mirë parasysh se Kisha katolike, që ka për mision kumtimin e Ungjillit të Krishtit, nuk identifikohet me asnjërën nga partitë. Ipeshkvijtë i ftojnë besimtarët që të votojnë me ndjenja të larta qytetare, larg çdo urrejtjeje, hakmarrjeje e fanatizmi, me besimin se vota e tyre është nxitje për të hedhur një hap përpara në procesin e zhvillimit të Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.