2007-02-10 13:27:29

“Të shpallet e vërteta mbi njeriun” – porosi e Papës në audiencën me përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave politike e morale të Parisit.


(10.02.2007 RV)Për të marrë vendime të drejta politike dhe për të vënë ligje të drejta duhen ndjekur dy kritere: respektimi i plotë i njeriut dhe përpjekja për të mirën e përbashkët. Këtë theksoi dje Papa, duke pritur në audiencë anëtarët e Akademisë së Shkencave Morale e Politike, organizëm me qëndër në Paris, anëtar i të cilit është edhe kardinali Lystizher.
Në botën e sotme, - shpjegoi Benedikti XVI – është më urgjente se kurrë t’i ftojmë bashkëkohasit për t’u kushtuar vëmendje të veçantë këtyre dy elementeve.
Papën e shqetëson shumë zhvillimi i subjektivizmit, që i shtyn njerëzit të mendojnë vetëm për vetveten e të besojnë se ajo që mendojnë është e vërtetë. E kjo – nënvizoi Ati i Shenjtë - na nxit t’i formojmë ndërgjegjet duke u bazuar mbi vlerat themelore, që nuk mund të injorohen, në se nuk duam të vemë në rrezik njeriun dhe shoqërinë në të cilën ai jeton. Sipas Papës, janë kriteret objektive ato që duhet t’u prijnë vendimeve të arsyeshme, duke pasur mirë parasysh edhe ligjin natyror.







All the contents on this site are copyrighted ©.