Zhvendoset më 21 shkurt takimi i Vjenës për statusin e Kosovës.
(09.02.07 RV) Më 21 shkurt, takimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve në Vjenë
për të diskutuar mbi planin e Ahtisarit mbi Kosovën. Qe pikërisht zëvendësi i Ahtisarit,
Albert Rohan, që deklaroi këtë vendim në Prishtinë. Zyra e të dërguarit të Kombeve
të Bashkuara i përgjigjet kështu pozitivisht kërkesës së Beogradit, për t’i shtyrë
bisedimet deri në mbledhjen e parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 21 janarit.
Gjithsesi, Rohan sqaroi se do të bëhen përpjekje që çështja e statusit të përfundojë
në fillim të marsit, sipas planit. Gjithashtu ai citoi presidentin serb Tadiç, duke
thënë se parlamenti i ri do të autorizojë pjesëmarrjen e një delegacioni në bisedimet
e Vjenës. Ndërkaq, Ekipi Negociator i Serbisë po përgatit një rezolutë për Kosovën,
që do t’i jepet për miratim parlamentit të sapombledhur, pavarësisht se nuk dihet
një datë e saktë për këtë. Ka mundësi që serbët të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare
që të diskutohen veç e veç pjesa e propozimit të Ahtisarit që i përket statusit dhe
pjesa më teknike e tij. Për një mendim mbi planin e Ahtisarit dhe mbi pasojat e
tij për Kosovën, kryeredaktori ynë, don David Gjugja i ka drejtuar mikrofonin, Gjergj
Dedajt, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës. Ta dëgjojmë…