2007-02-09 16:49:36

DIKO mbi çiftet e faktit – plagë që i hapet martesës.


(09.02.2007 RV)RealAudioMP3 Martesës i hapet një plagë, por të krishterët janë të vendosur ta mbrojnë familjen. Kështu shprehet kryeipeshkvi Eduard Menikeli i Komisionit të Konferencës ipeshkvnore italiane për familjen, menjëherë pas miratimit të ‘DICO’ apo ‘Të drejtave dhe detyrave të çifteve që bashkëjetojnë’.Në mbledhjen e qeverisë nuk ishte i pranishëm ministri i drejtësisë Klemente Mastela, kundërshtar i ligjit. E kënaqur mazhoranca; tepër kritike opozita, plotësisht negativ gjykimi i Konferencës ipeshkvnore italiane, shprehur përmes Agjensisë SIR (Shërbimi i informacionit fetar të Konferencës ipeshkvnore italiane).







All the contents on this site are copyrighted ©.