2007-02-08 16:44:47

Përgënjeshtrim i Atë Lombardit mbi një lajm të pavërtetë.


(08.02.2007 RV)Drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Atë Federiko Lombardi, përgënjeshtron lajmin e publikuar sot nga një gazetë, lidhur me një takim të kohëve të fundit të kardinalit Bertone me Romano Prodin mbi çështjen e PACS (Paktit Civil të Solidaritetit), që lidhet ngusht me miratimin ligjor të çifteve të faktit, si dhe njoftimin sipas të cilit në Vatikan ka arritur një letër e ipeshkvijve piemontezë që ka të bëjë me kryetarin e ri të Konferencës ipeshkvnorte italiane. Sipas lajmeve, botuar sot paradite nga një gazetë e rëndësishme italiane, Sekretari i Shtetit të Vatikanit dhe kryemninistri italian paskëshin biseduar për të gjetur rrugën e një ballafaqimi të mundshën mbi temat e nxehta, duke nisur nga PACS (Pakti Civil i Solidaritetit). Ndërsa për letrën e ipeshkvijve piemontezë, gazeta shkruan se ka lidhje me emërimin e kryetarit të ri të Konferencës ipeshkvnore italiane. Asnjëri nga të dy lajmet - deklaron Atë Lombardi – nuk është i vërtetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.