2007-02-08 16:45:17

Më 18 mars Benedikti XVI do të vizitojë burgun romak të të miturve në Kazal del Marmo.


(08.02.2007 RV)Njoftimin e dha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Atë Federiko Lombardi. Është hera e parë që Ati i Shenjtë shkel në burg, duke ecur në gjurmët e paraardhësve të tij, Gjonit XXIII e Palit VI që vizituan burgun romak Regina Coeli dhe të Gjon Palit II i cili, përveç burgut Regina Coeli dhe Rebibia, vizitoi edhe burgun e të miturve, ku do të shkojë Papa Razinger.







All the contents on this site are copyrighted ©.