2007-02-08 18:25:34

Mafia shqiptare nga më aktivet në Itali.


(08.02.07 RV) RealAudioMP3 Është mafia shqiptare njëra nga më aktivet në territorin italian. Denoncimi vjen nga relacioni vjetor 2006 i prokurorit të Departamentit italian Antimafia. Në periudhën një vjeçare 1korrik 2005 – 30 qershor 2006, shqiptarët e arrestuar në Itali janë mbi një mijë e numri i të hetuarve është edhe më i madh. “Sektori” i preferuar prej tyre, sipas prokurorit Pietro Graso, është shfrytëzimi i prostitucionit, por alarmant është edhe shfrytëzimi i të miturve, të cilët përdoren si lypsarë, ose destinohen për tregun e adoptimeve të paligjshme e të pedofilisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.